Lajme

Eksperti i sigurisë: Arrestimi i spiunëve kosovarë mesazh për politikën e Beogradit dhe të gjithë që veprojnë njësoj

06/05/2024 21:03
nga:G B

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka komentuar arrestimin e sotëm të dy spiunëve kosovarë, që punonin për BIA-n serbe.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës, duke mbrojtur integritetin dhe ruajtur sigurinë e Kosovës.

“Agjencia e Kosovës për Inteligjencë edhe njëherë e dëshmoi që është në krye të detyrës duke zbatuar në përpikmëri mandatin që ka në mbrojtjen e integritetit dhe ruajtjes së sigurisë nacionale të Republikës se Kosovës. Në shumicën e rasteve puna e këtij institucioni nuk është vënë në pah aq sa ish dashur apo më mirë të themi me atë se çka merret dhe si ajo i trajton veprimet e individëve, grupeve dhe shtetet që kanë target interferimin në jetën publike e politike të vendit përmes formave dhe mënyrave të ndryshme nga ato të ngritjes se kolaboracionistët deri te veprimet e rekrutimit të informatorëve, bashkëpunëtorëve brenda shoqërisë dhe institucioneve kosovare”, thotë ai.

Sipas Shalës, veprimi i sotëm dhe arrestimi i spiunëve është mesazh për politikën e Beogradit dhe të gjithë ata që mund ta bëjnë punën e njëjtë, se nuk mund të kalojnë pa u diktuar nga AKI dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë.

“Pra, veprimi i sotëm në komunën e Ferizajt edhe njëherë na pasqyrohet që institucioni sikur AKI-ja dhe mekanizma të tjerë janë të domosdoshëm në nivelin politik qeveritar të marrin pozicionin e tyre që ndërlidhet më mbështetjen e pa rezervë, ku dihet që ky operacion i zhvilluar nga ta është edhe një mesazh për politikën e Beogradit që çdo tentativë e ardhshme do të marrë përgjigjen e njëjtë por njëherësh të gjithë ata bashkëpunëtorë dhe informatorë e deri te agjentë sekretë nga BIA që mund të jenë në Kosovë, nga ky operacion mund të kuptojnë që veprimtaria e tyre brenda territorit të Republikës së Kosovës nuk mund të kalojë pa u diktuar nga AKI dhe mekanizmat tjerë të sigurisë”, deklaron Drizan Shala./Gazeta Blic/

Arrestimi i dy spiunëve kosovarë/ Bajqinovci: Mund të ketë dhe të tjerë, të hetohen edhe zyrtarë tjerë të dyshuar