Sporti

Kosova na dëshpëron sërish, Norvegjia na mposht veç me Haalandin!

06/05/2024 20:56
nga:L J

Kombëtarja e Norvegjisë ka mposhtur Kosovën me rezultatin e thellë 3:0.

Sulmuesi gjigant, Erling Haaland shkëlqeu sonte në paraqitjen ndaj ‘Dardanëve’, ku realizoi tre gola, përcjell GazetaBlic Sport.

Haaland shënoi fillimisht në minutën e 15’të, teksa dy golat e radhës i realizoi në minutën e 70’të dhe 75’të.

Paraqitja e Kosovës ishte dëshpëruese, teksa nuk arritëm të rrezikojmë asnjëherë seriozisht portën e kundërshtarëve…

Shpresojmë që trajneri i ri, Franco Foda të ketë marrë shënime për disa lojtarë dhe paraqitjet e tyre zhgënjyese sonte.

/GazetaBlic Sport