Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të tij në Strasburg ka zhvilluar një takim me Mathieu Mori, Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.
Siç ka njoftuar Lajçak, temë e diskutimit ishte forcimi i qeverisjes lokale në veri të Kosovës.
“Ndërsa isha në Strasburg, diskutova edhe me Mathieu Mori, Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, si të forcohet qeverisja lokale në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak, në një postim në platformën X.
While in Strasbourg, I also discussed with Mathieu Mori, the Secretary General of the Congress of Local and Regional Authorities of @coe how to strengthen local governance in the north of Kosovo. pic.twitter.com/PZ9lFCD1Xr
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 5, 2024