Shkruan: Shenoll Muharremi
LDK sot e kishte bë një ‘koalicion’. PSHDK quhej partneri. I kam pyetur kogja disa njerëz sot me kuptu çfarë peshe dhe roli ka kjo parti. Personalisht nuk kam ndëgjuar për këtë parti me vite, kam mendu që nuk ekziston më. Çka tregon ky veprim?
Ne e kemi kritikuar LDK që ka dështuar me bë aleanca strategjike politike dhe se kjo mund të i kushtoj në të ardhmë, edhe pse ka bërë përparim me organizim të brendhëm dhe program. “Vet-Izolim” dhe “vet-përjashtim” dukej se po bënë LDK duke refuzuar të gjitha partitë e mëdha. Dukej sikur kishte problem me egon e saj kjo parti. Sot u përgjigj LDK në kritikat e ‘partneriteteve’, por përgjigja është shumë e zbehtë dhe periferike.
Nuk di nëse një mik u tall kur më tha sot ‘do jau sjellin këta ndoshta 2000 vota’ por jo më shumë. LDK i duhen partner parti me mbi 100,000 vota për me i arritë qëllimet e veta. Metëvërtetë jam munduar me kuptu më shumë për këtë parti, se kush është dhe për çka qëndron, por pa sukses.
Ajo që thuhet rreth të djathtës, nuk qëndron, se kjo parti nuk ka thujase aspak orientime ekonomike. Ajo çka shifet në faqën e tyre në facebook që e ndau sot LDK, nuk tregon asgjë. Ka shumë individë në Kosovë që bëjmë më shumë aktivitete dhe kanë qëndrime politike dhe ekonomike e sociale sesa kjo parti.
Personalisht e vlerësoj këtë veprim, por nuk ka asgjë kualitative në këtë. Me këtë LDK po i shmanget asaj që do të duhet të përballet. Ajo duhet të bëjë koalicion ose me PDK (nëse dëshiron me opozitë) ose me LVV nëse ndëshiron me pushtetin për të ardhur në qeveri dhe për të bërë ndryshime. Të gjitha ‘fiskullurat’ tjera janë shmangie e përgjegjësisë dhe asaj që sjellë sukses për këtë parti.
Kur një nënkryetar i tyre përmendi para disa dite në televizion që LDK do bëjë koalicion me disa parti të djathta (fantome?).. ai përmendi edhe këtë PSHDK. Mendova që po tregohet sakrakstik, por ai e paska pasur përnjëmend.
Megjithatë, ndoshta ka një të mirë këtu për LDK, ajo është emri i kësaj partie. Para disa ditësh një zyrtar i lartë i LDK promovonte vizitat në haxh të pelegrinëve musliman. Atë ditë mendova që LDK ka filluar të flirtoj edhe me grupet fetare. E sot e paskan balancuar sadopak, se kjo parti ‘krishtere’ e bënë LDK më të balancuar për nga orientimet fetare të pjesëtarëve të tyre.
Më shumë diçka nuk shof nga ky koalicion. Nuk duket që ka substancë e as ndonjë hajr për LDK me këtë. Apo ndoshta kjo është një paraveprim dhe parapërgatitje për një koalicion tjetër, atë me AAK… e aty është edhe NISMA pjesë e saj. Mbetet të shofim këtë në të ardhmën. Nga kjo që po shofim, duket sikurse LDK po vazhdon me bë gabime rreth aleancave strategjike të cilat nuk sjellin atë për të cilat partië politike ekzistojne: pushtetin e qeverisjes për të bërë ndryshime.