Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me audio-inçizimin e fundit të publikuar ndërmjet Shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe të sanksionuarit të SHBA-ve, Milan Radojiçiq.
Nushi tha se video e publikuar tregon se krejt arsyetimet e Kusari-Lilës për videot që kanë dalë vitin e kaluar kanë qenë gënjeshtra.
Ai tha se dorëheqja e saj kishte me qenë minimalja për arsye morale dhe etike.
“Krejt kjo temë është përcjellë me disa deklarime të cilat tani po dalin se kanë qenë rrena. Mimoza Kusari pas përgjimit të parë na ka thënë se as nuk ka bisedu, fillimisht, pastaj ka bisedu shumë pak, ka bisedu shqip, ka qenë në zyrë. Tani po dalin se asnjëra nga këto nuk janë të vërteta, arsyetimet e Kusari-Lilës karshi bisedës së parë po dalin se janë të gjitha gënjeshtra edhe këto ‘i’u përplasën fytyrës’ me audio-inçizimin e fundit i cili në përmbajtje nuk pat kurgja tjetër përveç faktit se kjo ka bisedu, i demantoi komplet arsyetimet e Mimoza Kusari-Lilës. Dorëheqja kishte me qenë minimale për arsye edhe morale edhe etike por këtu është një problem, Mimoza Ka biseduar me një të sanksionuar prej Amerikës dhe të kërkuar prej institucioneve të Kosovës për aktivitet të pastër kriminal. Këtë nuk e themi ne si opozitë por e ka thënë më së shumti Vetëvendosja dhe ti ndodhë në shtëpi në oborrin e vet duket e pafalshme. Atakimi i vetëm i Mimozës mendoj se është shfajësim i Kurtit sepse kurrë ajo nuk do ta kishte bërë këtë bisedë pa e ditur kryeministri” deklaroi Nushi për “Gazeta Blic”.
Nushi me bindje të plotë u shpreh se në dijeni të këtyre bisedave është edhe kryeministri Kurti.
“Absolutisht, nuk kam asnjë dilemë dhe ka qenë në dijeni qysh në kry të herës kur ka ndodh biseda. Duhet të kujtojmë bisedën e parë kur përmbajtja e saj është problematike e ku Mimoza thotë “nuk e di unë qysh i keni pas ju punt me Vetëvendosjes” plus pjesa tjetër kur thotë “nuk e di pse e kanë shti në listë të zezë Radojiçiqin, çfarë mundemi me ba për këtë punë” pra sillet si mos me qenë në skenën tonë politike. Kjo kallozn një dyfytyrsi dhe hipokrizi të marrdhënieve jopublike që këta politikanë i kanë mes tyre dhe diskursit publik i cili është shumë armiqësor” tha Nushi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


