Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme i jep tender kompanisë me çmim më të shtrenjtë për 466 % (dokument)

06/05/2024 12:06
nga:G C

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Kosovës e cila drejtohet nga Donika Gërvalla ka shpërblyer me tender për shërbime postale Diplomatike kompaninë “A.L. Dushi” SH.P.K, e cila ka çmim më të lartë prej hiç më pak se 466 % se sa kompania tjetër që ka qenë në garë për ketë proces prokurimi “3P” SH.P.K.

Në njoftimin e publikuar shihet se për këtë proces prokurimi MPJ ka paraparë një buxhet prej 250 mijë euro.

Bazuar në procesverbalin e hapjes se çmimi total i ofertës me poentim i kompanisë “3P” SH.P.K ka qenë 230.40 euro, deri sa i kompanisë tjetër e cila është shpërblyer me tender “A.L. Dushi” SH.P.K ka qenë 1304.55 euro, raporton Front Online.


Gjithnjë sipas dokumenteve të siguruara shihet se procesverbalin e hapjes së tenderëve për këtë proces Prokurimit e kanë nënshkruar vetëm dy nga katër anëtar të komisionit sa kanë qenë gjithsejtë, raporton Front Online.