Lajme

Kastrati ‘godet’ pushtetin: Kurti ka dhënë urdhër për bisedën Kusari-Radojçiq, e kanë marrë në qafë Kosovën

06/05/2024 12:23
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati thotë se pa urdhër të kryeministrit Kurti nuk kishte me ndodhë biseda e Kusari-Lilës me Radojçiqin.

Kastrati në një prononcim për GazetaBlic thekson se, edhe Kurti, edhe Kusari-Lila kanë zgjedhur një terren të pistë për të ndërtuar karrierën e tyre politike.

“Albin Kurti ËSHTË VET MIMOZA KUSARI. Pa urdhër të Kurtit nuk kishte me ndodh biseda Kusari – Radojçiç. Kusari është vegla, por dihet që kjo “vegla” nuk është zgjedh rastësisht. Asaj i pëlqejnë dhe i shkojnë këto role. Shikoni, ky është prej Sukobinës nga Mali i Zi e ajo prej Gjakoves, ama jane “zemlaka” sa i perket terrenit politik prej të cilit vijnë si dhe mënyrës së veprimit të tyre politik. Të dytë gjithmonë kanë zgjedh një terren të pist politik për të ndërtuar karierën e tyre politike. “, tha Kastrati.

Madje me reagimin që pati Kurti për këtë përgjim të publikuar ditëve të fundit, sipas Kastratit, e futi Mimoza Kusarin në paradhomën e plehërave politike duke e ndarë nga VV.

“Në këtë lloj terreni bashkëpunëtorin që ke zgjedh sot nesër mund ta hedhësh në kosh të plehërave.Këtë bëri Kurti me deklaratën e tij dje. E futi Mimoza Kusarin në paradhomën e plehërave politike duke e ndarë nga VV se tha “ajo nuk është pjesë e VV-së.”. Imagjinoni, dikush që nuk qenka pjesë e VV-së është shefe e grupit parlamentar të VV-së”,  tha Kastrati.

Tutje ai shton se, Kurti kërcënoi Kusarin.

“Pra, me futjen në këtë paradhomën e plehërave politike të VV-së Kurti e kërcënoj Kusarin që po nuk morre përgjegjësi vet dhe nuk e menaxhove situatën ashtu si dëshiron Kurti, atëherë ne i japim drejtim kësaj pune dhe nuk na duhesh më. Ajo tani duhet ta bëj luftën për Kurtin. Kështu Kurti ka bërë në të kaluarën me shumë ish- bashkëpunëtorë të ngushtë të tij. Pasi i ka shfrytëzuar për vota i ka hedh në kosh të plehërave. Kështu bëri dje me Liburn Aliun”, tha Kastrati.

Kastrati thotë se si Kusari, që sipas tij, ia ka futur thikë pas shpine të gjitha partive politike, ashtu ka bërë, sipas tij, edhe presidentja Osmani.

“Kështu ka bërë Mimoza Kusari gjatë rrugëtimit të saj politik. Ka shfrytëzu PDK duke u bërë zëdhënëse e Bajram Rexhepit, pastaj AKR-në e Pacollit, LDK-në dhe të gjithave ua ka futur thikë pas shpine deri erdhi në VV. Kështu ka bërë Vjosa Osmani fillimisht duke përkthy për Hashim Thaçin e pastaj ka shku te Fatmir Sejdiu për ti vënë thikën pas shpine, duke vazhdu te Isa Mustafa të cilit poashtu i dha thikë pas shpine”, tha Kastrati.

“Pra, këta të gjithë janë “zemlaka” sa i përket terrenit politik prej nga vijnë. Lajmi i mirë për Kosovën është që pas ndërtimit të karierave të tyre me thika pas shpine, këto ditë shihet që thikat i kanë drejtuar njëri tjetrit”,  shton tutje ai.

Kastrati thotë se, Kurti i ka dhënë urdhër për bisedë me Radojçiqin, por sipas tij, ai dëshiron që faji t’i mbetet Kusarit.

“E thënë me një fjali , Kurti ka dhënë urdhër për bisedë me Radojçiçin, por me deklaratën e tij dëshiron që në opinion kjo të mbetet eksluzivisht faji i Kusarit. Natyrisht, këtu nuk po e amnistoj Kusarin sepse ajo shihet që me dëshirë e ka pranu këtë detyrë dhe vërehet që e kishte kry në delir….me kënaqësi të madhe.Ndër të tjera. këto janë disa nga arsyet pse çiftat e këtyre duhet të shkojnë komplet si paketë në koshin e plehërave politike sepse e morrën në qafë Kosovën.Çdo ditë e tyre në pushtet janë 30 të humbura për Kosovën. Çdo muaj i tyre në pushtet është një vit i humbur për Kosovën””, tha Kastrati për GazetaBlic.

 

PSD-ja: PDK patericë e pushtetit, pushteti i ardhshëm është përsëri Albin Kurti