Lajm i keq për Italinë në prag të Kampionatit Evropian. Gjatë pjesës së dytë të ndeshjes miqësore kundër Turqisë, Lorenzo Pellegrini ishte i detyruar të largohej nga fusha për shkak të një problemi fizik.
Pas një përplasjeje me një kundërshtar, kapiteni i Romës ndjeu dhimbje në gjurin e djathtë dhe pavarësisht se tentoi të qëndronte në fushë, trajneri i të kaltërve, Spalletti, preferoi të mos rrezikonte dhe e zëvendësoi me Frattesin.
Sipas informacioneve të “Rai Sport”, nuk duhet të jetë diçka serioze, por pamjet treguan mesfushorin e Romës duke vendosur akull në gjurin e djathtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet në orët në vijim.
Sa i përket ndeshjesh së zhvilluar në “Dall’Ara”, që kishte mjaft interes edhe për tifozët shqiptar, gjithçka e mbyllur me rrjeta të paprekura.
Kujtojmë që kuqezinjtë debutojnë në Evropian pikërisht përballë të kaltërve, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, me 15 qershor, ora 21:00.