Futbollistët e Otrant Olimpik arritën që në ndeshjen më të rëndësishme në historinë e vet të barazojnë me rezultatin 2:2 kundër ekipit Mlladost nga Podgorica, rezultat i mjaftueshëm për gëzimin e madh, ngjitjen në kategorinë e parë të ligës së Malit të Zi.
Pas kalimit në avantazh të elipit të Mlladost ne fillim të ndeshjes, reagimi i ekipit nga Ulqini ishte i mënjehershëm. Me golat e Shkrelës dhe Rexhës arritën të përmbysin rezultatin.
Në minutat e fundit të takimit ekipi nga Podgorica arriti të barazonte por që nuk ishte mjaftueshme për të prishur gëzimin e madh të lojtarëve dhe sportdashësve shqiptarë në Mal të Zi.
Kjo do të thotë që tashmë do të kemi dy skuadra shqiptare në nivelin elitar të futbollit të Malit të Zi, Deçiqin de Otrant Olimpik Ulqinin.