Lajme

Tre qenë të ngordhur nga helmimi në Prishtinë, Thaçi nga “AUV” jep detaje

06/04/2024 16:32
nga:N K

Është raportuar se ditën e hënë në lagjen e kryeqytetit “4 llullat”, kanë ngordhur 3 qen endacakë, ku dyshohet se janë helmuar.

Në një prononcim për GazetaBlic, zëdhënësi i Agjensisë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi, ka treguar detajet e këtij rasti.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me datë 03.06.2024 ka pranuar informatën se në lagjen 4 Llullat Prishtinë, ka ngordhje të qenve nën dyshimin helmim. Menjëherë kemi dërguar ekipin inspektues veterinarë, të cilët kanë konstatuar gjendjen faktike në rast. Aty janë gjetur tre qen endacak të ngordhur. Në afërsi të qenit të ngordhur ka qen një produkt sallamerie virshlle. Nga shenjat klinike të qenve të ngordhur janë vërejtur shkumëzime nga goja dhe të vjellura, shenja klinike këto të cilat ngrisin dyshime të bazuar se qentë kanë qen të helmuar. Insektet në kontakt me produktin ishin të ngordhura, gjë që e vërteton dyshimin për helmim”, njofton Thaçi nga AUV.

“Inspektorët kanë urdhëruar menjëherë largimin e qenve dhe asgjësimin e tyre në vend lokacionin për asgjësim të përcaktuar nga komuna. Po ashtu kompania e kontraktuar ka bërë edhe pastrimin e vendeve ku ishin të ngordhura kafshët. Nga ana e zyrtarëve policor është iniciuar rast dhe është nen hetime”, përfundoi zëdhënësi i AUV Lamir Thaçi.

/GazetaBlic/