Analisti politik, Shenoll Muharremi, ka thënë se Kusari Lila ndoshta vetëm e ka bërë punën e saj si koordinatore e Grupit, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ajo në bisedën me Radojçiq po sillet si njeri që do të kryejë punë zyrtare dhe se nuk sheh asnjë tradhti kombëtare në këtë rast.
Ai po ashtu ka thënë se Kurti e VV po dalin lart në sondazhe, për shkak të sulmeve që po i bëhen nga opozita, derisa shton se kjo qeveri është e vetmja që e ka çrrënjosur Milanin, derisa të tjerët e prisnin në zyre dhe punonin me të.
Postimi i tij i plotë:
Mimoza Kusari ndoshta vetëm e ka ba punën e vet si koordinatore e grupi parlamentar. Ajo as nuk po raporton të ai as kurgjo, po sillet si njeri që po don me kry një punë zyrtare. Mos te përzijmë ‘komunikimin zytar dhe mirësjelljen’ me “tradhëti”. Nuk shof asnjë element të ‘tradhëtisë kombtare’ në këtë rast. Serbishtja është gjuhë zyrtare në Kosovë, kurfar kontradite nuk është me folë në atë gjuhë. Ndoshta Albin Kurti e LVV po dalin kaq lartë në matje për shkak të llojit të opozitës që po ju bëhet. Kjo qasje nuk po e lëkund vendi LVV-në. Kosova është e vogël dhe të gjithë e dijnë kush është kush. Ndonjëherë duket që një pjesë e opozitës dhe mediave janë në një ‘bubble’ duke e sulmu Kurtin. Për shijen time, sulmet duken dëshpëruese. Askush në botë nuk beson që Albin Kurti është me Radoiciq. Një ditë edhe ‘Agjent i Serbisë i thojshin’ live në televizion. A jeni në veti:) Deri më tani, Qeveria e Kurti ka qenë e vetmja që e ka ç’rrënjosë këtë Milanin, derisa tjerët i pritshin nëpër zyre edhe ndoshta kanë punu me to. Nuk jam avokat i qeverisë, por kjo nuk sjellë ndonjë hajr për publikun dhe rrezikon me e polarzu edhe më shumë shoqërinë. Në raste ekstreme, këto gjëra munden me na dërgu në dhunë. Përatë jam kundër.


