Sporti

Ronaldo shijon pushimet para Kampionatit Evropian

06/03/2024 17:24
nga:E K

CR7 shijon disa ditë pushime para se t’i bashkohet Portugalisë në përgatitje për Euro 2024.

Pas sezonit me Al Nassr për Cristiano Ronaldon pason Kampionati Europian, transmeton GazetaBlic Sport.

Ylli portugez pritet t’i bashkohet delegacionit portugez në fund të javës, pas një pushimi familjar, të cilin e ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram.

Ndeshja e fundit e sezonit për skuadrën e CR7 ishte të premten e kaluar dhe kulmoi me humbjen e nënkampionëve ndaj Al Hilal, në finalen e Kupës së Mbretit, e cila e bëri sulmuesin me lot.

GazetaBlic Sport.