Lajme

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut vrasin 7 persona në Sri Lankë

06/02/2024 19:55
nga:G B

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e musonit në Sri Lanka kanë vrarë të paktën shtatë persona, ka thënë Qendra e Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit.

Në Sitawaka tre anëtarë të së njëjtës familje vdiqën kur shtëpia e tyre u përmbyt, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në disa zona dhe shkollat ​​janë urdhëruar të qëndrojnë të mbyllura të hënën.