Skuadra e Dritës ka bërë të ditur se futbollisti, Blend Baftiu është larguar.
Blend Baftiu i cili kishte kontratë dy-vjeçare me skuadrën nga Gjilani, tani është “lojtar i lirë” në tregun kosovar.
Baftiu ishte bashkuar me “Intelektualët” gjatë vitit 2022/23 dhe kishte bërë 84 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 16 gola dhe nëntë asiste.
“Blendi ishte njëri prej futbollistëve kyq në skuader dhe pas bashkëpunimit dy vjeqarë klubi jonë Drita i dëshiron shumë suksese Blendit në vazhdim të karrierës së tij”, shkruhet në njoftimin e klubit
Kujtojmë që Baftiu pritet t’i bashkohet skuadrës së Tahir Batatinës, Llapi nga Podujeva.