Sporti

Shqipëria mban seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme, grupit i bashkohet edhe Abrashi

06/02/2024 18:27
nga:E K

Kombëtarja e Shqipërisë ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në Austri para ndeshjes së nesërme.

Djemtë e Sylvinhos i dhanë dorën e fundit para miqësores kundër Lihtenshtejnit.

Në grumbullim u bashkua edhe mesfushori, Amir Abrashi – i cili u vonua për shkak se kishte punë me ekipin e tij zvicran.

Kujtojmë që ndeshja e nesërme zhvillohet në Hungari në stadiumin “Haladas SportKomplexum” nga ora 20:00.