Real Madrid mposhti Dortmundin 2-0 në Wembley për të fituar titullin e 15-të të Ligës së Kampionëve.
Nacho ishte kapiten i ekipit dhe kontribuoi që bardhezinjtë të mbanin portën e paprekur dhe ta fitonin këtë trofe.
Mbrojtësi veteran, i cili mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për Madridin, tha pas ndeshjes se për të ishte një ëndërr e bërë realitet.
“Unë do të ngre trofeun e Ligës së Kampionëve si kapiten i Real Madridit. Ëndrra ime është realizuar”.
“Nuk dua të flas për të ardhmen time. Jam shumë i lumtur që fitoj, kjo është ajo që ka rëndësi”, deklaroi Nacho.
34-vjeçari ka kaluar gjithë karrierën e tij si lojtar i Real Madridit, derisa nga viti 2012 është në ekipin e parë të Los Blancos.
Ai tanimë ka fituar gjashtë herë Ligën e Kampionëve, derisa kjo ishte hera e parë si kapiten i Los Blancos.
E ardhmja e spanjollit mund të jetë larg Santiago Bernabeut, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.