Sporti

E kryer: Granit Begolli largohet nga Vushtrria

06/02/2024 10:13
nga:Lorik J

Skuadra e Vushtrrisë ka mbetur pa trajner.

Trajneri i njohur kosovar, Granit Begolli ka ndarë rrugët me ekipin simpatik kosovar, siç mëson ekskluzivisht GazetaBlic Sport.

Begolli kaloi tek skuadra e Vushtrrisë në janar, ku në pjesën e dytë të edicionit edhe ia doli, duke arritur objektivin me Vushtrrinë, që ishte mbetja në elitë.

Padyshim, Begolli është ndër trajnerët e ri me shumë perspektivë në vendin tonë – andaj ofertat për të do jenë të shumta, pas largimit nga Vushtrria.

Kujtojmë se klubi ende nuk ka dalur me komunikatë zyrtare, por siç mësojmë palët janë përshëndetur.

/GazetaBlic Sport