Lajme

Tri raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orëshin e fundit

06/02/2024 08:58
nga:L J

Gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje.

Sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se nga një rast ka ndodhur në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe Shtime.

Nga rasti në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, nuk ka pasur të arrestuar, ndërsa rastet me vendim të prokurorit kanë vazhduar në procedurë të rregullt, ndërsa për atë në Shtime një person është dërguar në mbajtje.

Njoftimi:

DHUNË NË FAMILJE

· Fushë Kosovë 01.06.2024-10:15. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare me të cilën është duke bashkëjetuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Prishtinë,23:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij viktimën kosovare i njëjti e kishte ofenduar me fjalë fyese dhe e kishte goditur njëherë me shuplakë. Viktima nuk ka pranuar ndihmë mjekësore dhe as urdhër mbrojte pasi qe deklaron se nuk ndihet e rrezikuar nga burri i saj. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

. Shtime,01.06.2024-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht viktimën bashkëshorten e tij kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe e njëjta së bashku me katër fëmijët dërgohet në Strehimore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.