Ka përfunduar pjesa e parë e finales së madhe të Champions League mes Dortmund dhe Real Madrid.
Pjesa e parë e kësaj finale u dominua nga Dortmundi.
Gjigantët gjerman patën dy raste të arta për gol për dy minuta, shkruan GazetaBlic Sport.
Adeyemi ishte i vetëm përball portierit, por nuk arriti të konkretizonte rastin. E vetëm dy minuta më pas Dortmundi ishte përsëri afër golit, por kësaj radhe shtylla i mohoi golin lojtarit, Fullkrug.
/GazetaBlic Sport/


