Lajme

Humolli: Është gabim, kushdo që i bën presion Kosovës, për të mos e hapur ‘Urën e Ibrit’!

06/01/2024 16:30
nga:Sh R

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti synon ta hap ‘Urën e Ibrit’ për të kaluar Asociacionin e Komunave me Shumicën Serbe.

Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për GazetaBlic, ka folur deputeti Fatmir Humolli.

Humolli tha se bllokimi i ‘Urës së Ibrit’ nuk është interes i popullatës, por një hap i Serbisë, që nëse nuk munden me marrë krejt Kosovën ta marrin një pjesë të saj.

“Ura e Ibrit është bllokuar nga KFOR-i edhe pse e ka mandatin me siguru lëvizjen e lirë në Kosovë. Bllokimi i urës nuk është interes i popullatës po hap i Serbisë në bashkëpunim me miqët e Serbisë në kuader të KFOR-it, që nëse nuk munden me marrë krejt Kosovën me marrë një pjesë të Kosovës”, tha Humolli

Tutje ai thotë se është gabim kushdo që i bënë presion Kosovës për të mos e hapur ‘Urën e Ibrit’.

Sa i përket deklaratës së ish-kryengociatorës, Humolli thotë se zonja Tahiri ka provu në variantin e vet mirëpo Serbia është fuqizu edhe më shumë.

“Për këtë nga BE bëhet presion që për hapjen e urës të bisedohet me Serbinë. Është gabim kushdo që i bën presion Kosovës që mos me hap urën. Edita Tahiri ka provu në variantin e vet po Serbia është fuqizu”, shtoi ai.

“Ende sot jemi duke u marrë me urën brenda Kosovës me pyet Serbinë a e hapim apo jo. Aty ku e ka mirë Albini duhet me përgëzu e aty ku e ka gabim me kritiku. Opozita po e kritikon mu aty ku është mirë dhe është interes i Kosovës me perkrahë të gjithë. Se botën jemi duke e parë sëpaku qe 25 vite” tha Humolli për GazetaBlic.

Edita Tahiri: Kurti synon ta hap urën e Ibrit për ta kaluar Asociacionin