Sot, në ditën e fëmijëve, Princ Leka ka ndarë disa foto mjaft të ëmbla me vajzën e tij, Geraldinën.
Duke luajtur, duke mbledhur lule, pikturuar dhe shkëmbyer përqafime, fotot janë shkrepur nga fotografja që i ka marrë zemrën princit, Blerta Celibashi, duke e ka etiketuar në postim.
“Duke festuar me vajzën time Geraldinë, ju dërgojmë urimet tona të përzemërta të gjithë fëmijëve të kombit tonë. Gëzuar 1 Qershorin! “, shkruan Leka si urim për vajzën e tij dhe të gjithë fëmijët.
Pas lidhjes romantike me fotografen, me të cilën është parë edhe në dalje publike, Princ Leka u përfshi në një skandal që përfshiu rrjetin, pas publikimit të videos së konfliktit mes tij dhe ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia me babain e saj, që degjeneroi deri në dhunë fizike dhe shkoi në dyer të gjykatave për urdhër mbrojtje.
Kjo marrëdhënie mori fund edhe zyrtarisht pasi gjykata ka vendosur zgjidhjen e martesës së tyre të lidhur në vitin 2016 ne një ceremoni madhështore.