Sporti

“Nder me qenë i grumbulluar me vendlindjen”, Bernard Berisha: Trajneri i ri ka sjellë motiv!

05/31/2024 20:20
nga:E K

Kombëtarja e Kosovës sot gjatë ditës mbajti seancën e dytë stërvitore para ndeshjes miqësore ndaj Norvegjisë.

Bernard Berisha foli për kamerat e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe u shpreh i gatshëm për këtë miqësore që zhvillohet më 5 qershor në Oslo.

“Kënaqësi dhe nder me qenë i grumbulluar me vendlindjen tënde, me Kombëtaren e Kosovës.

“Trajneri i ri ka sjell motiv të ri. I shoh të gjithë të angazhuar, duhet të vazhdojmë të jemi kompakt dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Ka shumë ndryshime, shumë pozitivitet.

“Shpresoj që në ndeshjen me Norvegjinë të tregojmë ndeshje të mirë, të tregojmë që kemi potencial dhe që synojmë kualifikimin”, u shpreh Berisha.