Në një intervistë për GazetaBlic eksperti i komunikacionit Liridon Shahini, ka treguar për sistemin operativ “Droni” nga Policia e Kosovës dhe përdorimin e tij në Kosovë.
“Çdo pajisje e re teknologjike që përdoret për parandalimin e aksidenteve dhe identifikimin e shkelësve në komunikacion apo ndryshe, siç quhet shoferët e pa diciplinuar, është me domethënie për ndalimin apo për parandalimin e aksidenteve në rastet që ato mund të ndodhin. Shkelësit e ndryshëm në komunikacion ka forma të ndryshme që identifikohen, ato mund të identifikohen me radarë statik dhe me radarë të cilët janë të përkohshëm që i përdor Policia e Kosovës, përmes dronëve”, potencoi ai.
Shahini tregon qytetet që do të pajisen me sistemin operativ “Droni” dhe lehtësimin e tij në komunikacionin rrugor në Kosovë.
“Përdorimi i dronëve nga Policia e Kosovës, mund të sjellë rezultate të kënaqshme në parandalimin e aksideneteve apo idenitifikimin e ngasësve problematikë që quhen në komunikacion. Dronët janë të pajisur nga Policia e Kosovës dhe i gjithë vendi është i pajisur me to. Kemi raste që momentalisht janë duke u përdorur në autostradën Ibrahim Rugova, Prishtinë, Gjakovë, Ferizaj, por ky është një proces në vazhdimësi dhe do të shpërndahet në të gjithë Kosovën. Përmes dronit mund të identifikohen shumë elemente të sigurisë rrugore, duke llogaritur se shkelësit e komunikacionit që hyjnë në dritën e kuqe të semaforit apo tejkaluesit e shpejtësisë”, tha Shahini.
Eksperti i komunikacionit tregon faktorët që çojnë në aksidentet rrugore me fatalitet
“Droni në shumë elemente të tjera apo vende tjera përdoret edhe për elemente tjera të sigurisë, në rast të aksidenteve përmes dronit e identifikon rrugën e cila është më e lirë dhe më e shpejtë për të shkuar ambulanca, zjarrëfikësit dhe emergjencat”, vazhdoi eksperti i komunikacionit.
Çka idenfikon Droni në komunikacionin rrugor?
“Përmes dronit mund të idenfikohen problemet që gjenden në rrugë jo vetëm në raste të aksidenteve, rastet e deformimeve të rrugëve, rrëshqitjet e dheut, urat, tunelet. Janë disa elemente që janë të vështira për idenfikim pa dron. Me dronë munden të idenfikohen shumë elemente tjera të sigurisë në komunikacion, në këtë rast hyjnë edhe shkelësit e komunikacionit apo tejkaluesit e shpejtësisë. Droni si teknologji e re me intelegjencë artificiale ka ardhur me vonesë në Kosovë, e cila në ligj nuk është. Si element i ri teknologjikë është i favorshëm, siç mund të jetë edhe radari statikë që përdoret që shumë vite nëpër vende të ndryshme të botës dhe është duke sjellur rezultate të mira në vendin tonë”, tregoi ai.

“Droni mund të ndikojë në parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor në Kosovë dhe është duke japur rezultatet e para. Çdo masë parandalimi e aksidenteve do të ishte e mirëseardhur, çdo element tjetër i sigurisë rrugore vetëdijësuese apo kampanja janë elemente që ndikojnë në parandalimin e aksidenteve”, përfundoi eksperti i komunikacionit Liridon Shahini.
Ndërsa, eksperti tjetër i komunikacionit Selman Kolgeci, në një prononcim për GazetaBlic, ka deklaruar se pas vendosjes së paisjes operative “Droni” nga Policia e Kosovës do të ketë parandalim të aksidenteve në vendin tonë.
“Cilado metodë e cila mundëson verifikimin e ngasësve të cilët drejtojnë automjetet e tyre në kundërshtim me rregullat e komunikacionit apo ngasësit, që bëjnë kundërvajtje është në funksion të zbatimit të Ligjit për Rregullat e Trafikut rrugor dhe në shërbim të rritjes së sigurisë në komunikacion”, potencoi eksperti i komunikacionit.
Kolgeci në lidhje me shifrat e shumta të konfiskimit të patentë shoferëve në Kosovë, e ka vlerësuar si shqetësim në komunikacionin rrugor.
“Numri i madh i konfiskimit të patent shoferëve, gjegjësisht shqiptimit të masave mbrojtëse (ndalim i drejtimit të ngasjes për një periudhë të caktuar) është tregues i qartë dhe shqetësues për numrin e madh të kundërvajtësve në rrugët publike në Kosovë”, vazhdoi ai.

“Me këto paisje pritet të rritet kultura e ngasjes dhe rrjedhimisht pritet që të zvogëlohet numri i aksidenteve nëpër kryqëzime apo në vende ku aplikohen këto paisje. Nuk pres të ketë shumë ndikim në zvoglimin e numrit të aksidenteve në nivel vendin”, përfundoi eksperti i komunikacionit Selman Kolgeci.
/GazetaBlic/


