Lajme

Kandidati për kryeministër ia uron ditëlindjen Kadri Veselit

05/31/2024 14:45
nga:Sh R

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, e ka uruar për ditëlindje ish kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Kadri Veselin.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka shkruar se Veseli kishte gjithmonë mision çlirimin dhe pavarësinë e vendit, qysh se nga koha kur ishte student.

“Urime ditëlindjen, Kadri! U kthefshi sa më shpejt në Kosovë, të lirë e krenarë”, ka shkruar ndër tjera ai.

Postimi i plotë:

Kjo nuk është ditëlindja e parë që Kadri Veseli po e kalon larg familjes dhe miqve. Festat për të, që kur ishte student kishin mision tjetër: çlirimin dhe pavarësinë.

Dhe, bashkë me shokë, ia dolën, siç do t’ia dalin edhe në betejën e fundit për pastërtinë e luftës së UÇK-së, për të vërtetën, për Kosovën!

Urime ditëlindjen, Kadri! U kthefshi sa më shpejt në Kosovë, të lirë e krenarë!