Lajme

Kryeministri Kurti arrin në Ankara, pritet nga presidenti turk Erdogan

05/31/2024 14:08
nga:Sh R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Anakara. Ai është pritur nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në Kompleksin Presidencial.

Kjo është hera e dytë që Kurti takohet me presidentin turk, pas takimit të vitit 2023 në Stamboll.

Kreu i Qeverisë kosovare ka udhëtuar të enjten drejt Ankarasë dhe në Turqi do të jetë deri më 3 qershor.