Sporti

Deontay Wilder rikthehet nesër në ring, përballet me Zhilei Zhang

05/31/2024 13:23
nga:Mergim Rreci

Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë, do të rikthehet në ring më 1 qershor.

Ai do të përballet me kinezin Zhilei Zhang në Riad të Arabisë Saudite, transmeton GazetaBlic Sport.

Kjo përballje do të zhvillohet në të njëjtën mbrëmje kur do të organizohet edhe sfida mes Artur Beterbiev e Dmitry Bivol.

Boksieri 38-vjecar amerikan (43 fitore, 3 humbje e 1 barazim) vjen në këtë sfidë pas humbjes ndaj Joseph Parker.