Lajme

Dërgohet pa shenja jete një shtetas i huaj në spital në Prishtinë

05/31/2024 10:39
nga:Sh R

Një shtetas i huaj është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Prishtinë pa shenja jete.

Sipas policisë, gjatë intevistimit, bashkëshortja e tij ka thënë se i njëjti ditëve të fundit ka pasur probleme shëndetësore.

“Prishtinë 30.05.2024 – 11:07. Është dërguar në shtëpinë e shëndetit pa shenja jete një mashkull me shtetësi të huaj, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Gjatë intervistimit bashkëshortja/ femër kosovare ka deklaruar se i lartcekuri ka pasur probleme shëndetësore ditëve të fundit”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.