Lajme

Mustafa thotë se nuk i frikësohen fare kryeministrit Kurti dhe as nuk shqetësohen për të

05/31/2024 07:10
nga:Sh R

Kryetari aktual i Komunës së Preshevës dhe njëherësh kryetarin e PDSH-së, Ragmi Mustafa sonte përmes një lidhje direkte në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli në lidhje me zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën në Luginë të Preshevës.

Ai gjithashtu u shpreh se nuk i frikësohen fare përfshirjes së kryeministrit Albin Kurti në këtë fushatë, madje ai u shpreh se nuk shqetësohen fare për të.

“Absolutisht fare, kjo gjë as nuk ka shqetëson, as nuk na frikëson, por megjithatë, kryeministri i Republikës së Kosovës ka ditur të sillet dhe e kam parë deklaratën e tij se aty merr pjesë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh tutje ai.