Sporti

Dortmundi e merr vendimin përfundimtar për Greenwood

05/30/2024 23:45
nga:E K

Sipas raportimeve të fundit nga Gjermania, Borussia Dortmund tashmë veçse e ka marrë vendimin përfundimtar rreth situatës së Mason Greenwood.

Klubi gjerman ka vendosur kundër transferimit të sulmuesit anglez gjatë verës që po vjen.

Gjiganti i Bundesligas ishte njëra ndër klubet e interesuara për shërbimet e Greenwood, i cili kaloi një periudhë të kënaqshme te Getafe sezonin e kaluar, duke u shpallur lojtari më i mirë i skuadrës.

Sulmuesi pritet të mos vazhdojë karrierën e tij në Manchester United, me disa klube nga Premier League që kanë shprehur po ashtu interesim të nënshkruajnë me majtakun anglez.

Me Dortmundin tashmë jashtë garës, interesimi për Greenwood nuk mbaron në Angli, pasi edhe disa klube të tjera evropiane po vazhdojnë garën për të.

Napoli, Juventus e Atletico Madrid janë në një ‘luftë’ të vogël mes vete për shërbimet e tij.

Mirëpo, Manchester United i ka bërë me dije klubeve të interesuara se një marrëveshje për Greenwood nuk do të jetë e lirë, pasi ai është nën kontratë me “Djajtë e Kuq”.

22-vjeçari zhvilloi 36 paraqitje me fanellën e Getafes në Spanjë, duke shënuar 10 gola e duke kontribuar me 6 asistime.