Lajme

Bulliqi pritet në veri nga Hetemi, përgëzojnë policët për përkushtimin e tyre në punë

05/30/2024 22:22
nga:Y I

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi u prit në veri të Kosovës, nga kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Bulliqi u shpreh se së bashku me Hetemin vizituan dy pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak për t’i përgëzuar policët për punën, guximin dhe përkushtimin e tyre.

Bulliqi u shpreh i lumtur për mundësitë e krijuara që qytetarët e Kosovës lirshëm mund të shëtisin në këto hapësira të vendit.

“Ndjehem vërtetë i lumtur që tash janë krijuar mundësitë që qytetarët e Kosovës lirshëm mund të shëtisin në këto hapësira të vendit tonë, kjo falë angazhimit dhe punës së madhe të Qeverisë së Kosovës dhe organeve të rendit”.