Euro2024

“De Biasi më i mirë se Sylvinho”, Debatik Curri preferon më shumë trajnerin italian

06/07/2024 22:04
nga:Mergim Rreci

Ashtu siç kanë lindur krahasime mes Shqipërisë së vitit 2016 dhe kësaj të 2024, krahasime ka edhe për trajnerët Sylvinho dhe Gianni De Biasi.

Me të dy trajnerët, Shqipëria ka siguruar Kampionatin Evropian në futboll, por që natyrisht të dy dallojnë për nga mënyra e lojës dhe forma se si janë kualifikuar.

Ish futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Debati Curri tha se preferon trajnerin italian para atij brazilian. Ai ka punuar me De Biasin gjatë kohës kur përfaqësoi kuqezinjtë dhe vazhdon të takohet me të edhe gjatë ditëve të sotme.

Mes Sylvinhos dhe De Biasit, unë e zgjedh De Biazin. Kam punu me të, e di si punon, e njoh si njeri, si personalitet, si karakter, motivimin që e bën, e stërvitjet. Grupin ka ditë me mbajtë, teksa me Sylvinhon nuk më ka ra me punu, por edhe s’e njoh për punën, vetëm sa kam dëgju se është I mirë taktikisht, përcjell shumë lojtarë, motivues i mirë, po personalisht për mua është më i mirë De Biasi.

Me De Biasin kontaktojmë shpesh, kemi pirë kafe sa herë ka ardhë në Kosovë, është ndër personat me të cilët kam pas marrëdhënie shumë të mirë. I vetmi trajner ndoshta gjatë periudhës që mka mbet një komunikim më i gjatë me të”, tha Curri.

/GazetaBlic/