Lajme

Krasniqi bën homazhe për nder të 25 vjetorit të rënies së Rasim Kiçinës e Ragip Halilajt

05/30/2024 18:17
nga:G C

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, me kolegë kanë bërë homazhe so në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt për të nderuar heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilajn, në 25 vjetorin e rënies.

“Sot, me kolegë e bashkëpunëtorë nga Partia Demokratike e Kosovës bëmë homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë, për të nderuar heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, në 25 vjetorin e rënies së tyre në altarin e lirisë.”

Krasniqi ka thënë se “ideali për Kosovën e lirë e të pavarur, për të cilin ata u flijuan – është dëshmi se atdheu për ta ishte mbi të gjitha”.

“E përjetshme qoftë lavdia për heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilaj!”