Lajme

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

05/30/2024 16:58
nga:Y I

Është arrestuar një person në Gjilan, i cili dyshohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është një person i moshës 30-vjeçare me inicialet R.D.

Tutje, është bërë e ditur se dyshuari pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me datën 29.05.2024 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën hetimit të rastit ‘’Dhunë në familje’’ ku dyshuari R.D. (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar shqiptar) me banim në qytetin Gjilanit kishte ushtruar dhunë në familje, nën dyshimin se i njëjti posedon edhe armë ilegale me leje të Prokurorit të Shtetit ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën:

Një (1) revolver e llojit Magnum 357,Pesëdhjetë (5)0 copë fishekë Magnum 357Një (1) pistoletë e llojit Zastave 635,Gjashtë (6) copë fishekë të kalibrit 6.95mmNjë (1) karikator i zbrazur i kalibrit 6.95 mmNjë (1) revolver pa numër serikGjashtëdhjetë (60) copë fishekë të kalibrit 7.62mmTre (3) copë fishekë të kalibrit 9mmNjë (1) karikator i zbrazur i armës perkatëseShtatë (7) copë fishekë të kalibrit 7.65 mm