Lajme

Aksident mes dy veturave në Podujevë, lëndohen dy persona

05/30/2024 16:45
nga:G C

Ka ndodhur një aksident mes dy veturave në fshatin Sekiraqë të Podujevës, në të cilin janë lënduar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se ky aksident ka ndodhur rreth orës 14:40 dhe se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 14:40, në rrugën fshatin Sekiraqë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.