Lajme

Dy policë sulmohen fizikisht pas shqiptimit të një gjobe ndaj një burri në Prizren

05/30/2024 10:47
nga:Sh R

Dy policë janë sulmuar fizikisht nga një burrë në Prizren.

Rasti ka ndodhur pasi zyrtarët policorë ia shqiptuan një gjobë për kundërvajtje në trafik. I dyshuari është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, ka fyer dhe ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë meshkuj kosovarë. Gjatë arrestimit i dyshuari dhe zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raport.