Lajme

25-vjetori i çlirimit, Kurti: Shqiponja dykrenare është e ngulitur thellë në historinë tonë

05/30/2024 09:17
nga:Sh R

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar në rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Kurti ka thënë se simboli i shqiponjës dykrenare është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar.

“Frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat që i gjejmë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet tona, na vijnë të rifreskuara me dizajn modern. Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenare e vigjilente, që është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë: