Sporti

​Foda zbulon sot listën e të ftuarve për ndeshjet e qershorit

05/30/2024 08:48
nga:Lorik J

 Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, do të flas sot në një konferencë për media ku edhe pritet të publikohet lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjet miqësore të muajit qershor.

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur gjithashtu se sot do të zhvillohet edhe seanca e parë stërvitore e Kombëtares së Kosovës në Kampin Nacional në Hajvali.

Konferenca për media do të mbahet në ora 14:00, ndërsa stërvitja në ora 17:00.

Ndryshe, Kosova do të përballet me Norvegjinë më pesë qershor “Ullevaal Stadion” në Oslo.