Sporti

Xavi refuzon ofertën e një kombëtareje, planet që ka për të ardhmen

05/29/2024 23:56
nga:Mergim Rreci

Xavi Hernández do të kthehet një ditë (jo shumë vonë) për të udhëhequr një ekip. Synimi i tij tani është që të bëjë pushim për një vit për të qenë me familjen e tij, për të shijuar futbollin jashtë fushës, për të rimbushur bateritë dhe për të medituar shumë thellë për destinacionin e tij të ri.

Edhe pjesa tjetër e stafit, pra asistentët që kanë shoqëruar Xavin që nga fillimi i karrierës si trajner, në Katar, do të marrin pushim, duke pritur që ish-mesfushori të vendosë për një nga propozimet që ka në tryezë.

E sigurt është se Xavit nuk do t’i mungojnë ofertat. Në fakt, sapo shpalli dorëheqjen e tij të vonuar në fund të janarit, një klub si Ajaxi i Amsterdamit pyeti për të ardhmen e tij dhe mundësitë për të marrë përsipër sfidën te “harkëtarët”. Personi që kontaktoi Xavin ishte Jordi Cruyff.

Por lista e klubeve që kanë trokitur në derën e Xavit është shumë më e gjerë. Trajnerin e testuan edhe klube të tjera të traditës së Manchester United dhe Milani, edhe pse në të dyja rastet në mënyrë shumë informale.

Tani, oferta më e çuditshme që Xavi ka në tavolinë është ajo e një kombëtareje. Konkretisht, nga Koreja e Jugut, që mendon për Kupën e Botës 2026.

Nuk është hera e parë që një kombëtare i troket në derë: kur ishte ende trajner i Al Sadd-it, ai mori një propozim të çuditshëm nga Brazili, pasi i ofruan pozicionin e ndihmësit të Tite deri në Kupën e Botës në Katar në 2022 dhe më pas të merrte frenat e “Seleçaos”.

&Në çdo rast, për momentin Xavi nuk është i disponueshëm për t’iu bashkuar ndonjë klubi, synimi i tij është të përfundojë vitin e pushimit. Me tutat e trajnerin në fushë do të kthehet në verën e vitit 2025.

Për momentin, ai nuk ka asnjë preferencë, por duket se tërhiqet nga Premier League. Në parim, LaLiga është një vijë e kuqe që nuk duhet kaluar, pasi nuk dëshiron të konkurrojë me Barcelonën, klub i jetës së tij.

Sigurisht, askush të mos harrojë se PSG është një klub me pronar nga Katari, vend ku Xavi mbylli karrierën si futbollist dhe nisi atë të trajnerit.;