Lajme

Humbi jetën tragjikisht në vendin e punës në Zvicër, nesër varroset i riu nga Deçani

05/29/2024 22:33
nga:Y I

24 vjeçari Florent Sadikaj nga Lëbusha e Deçanit, ka humbur jetën tragjikisht në vendin e tij të punës në Zvicër.

Sadikaj i cili ka ndërruar jetë dy ditë më parë, do të varroset nesër në vendlindjen e tij.

Familja e tij ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e fshatit Lebushë, duke filluar nga ora 15:00.