Sporti

Nuk ka fitues pas 90 minutave në finalen e Conference League

05/29/2024 22:57
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar koha e rregullt në finalen e Conference League.

Nuk ka gol pas 90 minutave në Athinë, atje ku Olympiacos dhe Fiorentina po zhvillojnë një ndeshje shumë të luftuar, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati është ai i fillimit, 0 me 0, me të dy skuadrat që rrezikuan por që nuk ishin të sakta para portës.

Ndeshja shkon tashmë në vazhdime dhe mbetet të shihet se a do të ketë fitues apo do të jenë të nevojshme penalltitë.

/GazetaBlic Sport/