Lajme

“I erdhi puna Albin Kurtit me i trokitë në derë PDK-së”

05/29/2024 22:04
nga:G C

Ilir Mirena, gazetar”, ka komentuar në “Pressing” të T7, takimin e kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, pasi dështoi shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se “i ka ardhur puna” të trokas në derën e PDK-së, Mirena thotë se “Kurti gjithë karrierën politikën e ka ndërtuar mbi atë emër”.

Ai tha se PDK-ja nuk ka arritur që situatën ta kthejë në favorin e saj, duke thënë se një takim i tillë është dashur ta dëmtonte pushtetin.

“Erdh puna asisoj, që Albin Kurti me dalë në dark me PDK-në e me i thënë hajde e gjejmë një zgjidhje për më dalë prej kësaj situatë. I erdh puna Albin Kurtit me trokitë në derë të PDK-së, mbi këtë emër e ka ndërtu gjithë karrierën e tij politike. Më vjen keq që PDK-ja nuk ke në gjendje me kapitalizu këtë, me kthy në favor të vetin”, ka thënë Mirena.