Sporti

Olympiacos – Fiorentina, përfundon pjesa e parë në finalen e Conference League

05/29/2024 21:48
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e Conference League.

Nuk ka gol pas 45 minutave në Athinë, atje ku Olympiacos dhe Fiorentina po zhvillojnë një ndeshje shumë të luftuar, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati është ai i fillimit, 0 me 0, me të dy skuadrat që rrezikuan por që nuk ishin të sakta para portës.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në 45 minutat e dytë dhe se a do të ketë fitues brenda kohës së rregullt.

/GazetaBlic Sport/