Lajme

“Osmani nuk ka reaguar për asnjë veprim të pakoordinuar të Kurtit, e ka përkrahur në heshtje”

05/29/2024 20:10
nga:Y I

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka cilësuar si të paqëllimshme moskordinimin e Qeverisë me presidenten Vjosa Osmani, rreth letrës që Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kishte dërguar në Këshillin e Evropës se do ta dërgojnë në fund të majit një draft-statut për Asociacionin në Kushtetuese.

Sipas Konjufcës arsye e moskoordinimit ka qenë fakti se Presidentja e vendit ka qenë jashtë vendit

Në lidhje me deklaratën e Konjufcës ka ardhur një reagim i shpejtë nga e Presidentja, Vjosa Osmani.

Këtë deklaratë të Konjufcës, e para e shtetit e ka quajtur qesharake, duke thënë se në kohën moderne ekzistojnë mundësitë e shumta të komunikimit siç është telefoni.

Në lidhje me këtë situatë të krijuar mes Presidencës dhe Qeverisë ka folur për “Gazeta Blic” Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli.

Makolli tha se Presidentja Osmani dhe Lista Guxo nuk kanë reaguar për asnjë veprim të pamatur dhe të pakoordinuar të kryeministrit dhe se të njëjtit do të duhej shumë më herët të reagonin.

Ai tha se letra e Gërvallës drejtuar KE-së ka qenë një ‘non sens amatoresk’.

“Presidentja e Kosovës dhe lista e saj “Guxo”, për asnjë veprim të pamatur dhe të pakoordinuar të kryeministrit, nuk kanë reaguar, përkundrazi i kanë perkrahur zyrtarisht ose ne heshtje të gjitha veprimet e kryeministrit.Letra e Ministres së Punëve të Jashtme, ka qenë një non sens amatoresk, e cila i ka devalvuar zotimet e dhëna të tre lidereve institucional të Kosovës, duke kriju mosbesim total te faktori ndërkombetar, mosbesim i cili solli kushtezimin e pranimit ne KiE me asociacionin.Në kontekst të krejt kësaj është edhe reagimi i sotit i Presidentes, ndaj deklaratës së Glauk Konjufces, e cila e meriton epitetin “qesharake”.Presidentja është dashur edhe shumë më heret me reagu ndaj veprimeve të Qeverisë per ta ruajtur rejtingun e vendit ne rrafshin nderkombetar, e në veçanti ne ruajtjen e miqesisë dhe besimit ne raportet me SHBA-të dhe aleatët” deklaroi Makolli për “Gazeta Blic”.

Zyrtari i AKR-së tha se Qeveria Kurti 2 gjatë këtyre tre viteve të qeverisjes, nuk ka përmbushur asnjë premtim

“Qeveria Kurti 2, gjatë këtyre tre viteve të qeverisjes, nuk ka përmbushur asnjë premtim.Kjo Qeveri i ka rezultatet më të dobëta nga të gjitha qeveritë e deritanishme, sa i përket sferës së zhvillimit ekonomik dhe lëmisë së investimeve kapitale.Sa i perket rrafshit ndërkombetar, kjo qeveri ka pësuar fiasko. Ka qene e paimagjinueshme që Kosova të vjen në situatë kur do të sanksionohet nga miqtë e saj ndërkombetar, si rezultat i veprimeve ‘kryenveti’ te Kryeministrit tonë pa u koordinuar me ata të cilët e kanë meritën më të madhe për shtetesinë e Kosovës” deklaroi Makolli në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Jashari: Deklarata e sotme e Osmanit për letrën në KiE, ishte një ‘goditje direkte’ për Donika Gërvallën!

 

Dedaj: Vjosa Osmani duhej të jepte dorëheqjen që nga dita kur Kosova nuk u anëtarësua në KiE!

Ahmeti, PSD: Bashkimi i Kurtit me Osmanin, bashkim interesash, konflikti i tyre sot nga etja për pushtet!

 

Osmani e ashpër me Konjufcën dhe Qeverinë: Oferta për KiE-n, ndryshoi zotimet e liderëve për Asociacionin