Lajme

Humb jetën fëmija 1-vjeçar si shkak i aksidentit të trafikut në Hajvali

05/29/2024 19:04
nga:Y I

Një fëmijë i lindur në vitin 2023, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur sot në Hajvali të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00, kami pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhë në Hajvali. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person (lindur në vitin 2023). Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për “Gazeta Blic”.