Lajme

Dedaj: Vjosa Osmani duhej të jepte dorëheqjen që nga dita kur Kosova nuk u anëtarësua në KiE!

05/29/2024 18:26
nga:Y I

Dita e sotme u shoqërua me polemika në distancë ndërmjet Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe Presidentes, Vjosa Osmani.

Konjufca, e ka cilësuar si të paqëllimshme moskordinimin e Qeverisë me presidenten Vjosa Osmani, rreth letrës që Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kishte dërguar në Këshillin e Evropës se do ta dërgojnë në fund të majit një draft-statut për Asociacionin në Kushtetuese.

Sipas Konjufcës arsye e moskoordinimit ka qenë fakti se Presidentja e vendit ka qenë jashtë vendit.

E deklaratën e Konjufcës, Presidentja Osmani, e ka cilësaur si qesharake.

Në lidhje me këtë situatë të krijuar ka folur për “Gazeta Blic”, ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.

Dedaj tha se pushteti aktual ka dështuar plotësisht në përmbushjen e obligime, detyrave dhe përgjegjësive shtetërore.

“Pushteti aktual i Kosovës ka dështuar plotësisht në përmbushjen e obligime, detyrave dhe përgjegjësive shtetërore, si dhe ka devijuar dhe degraduar perspektivën europiane dhe partneritetin politik, strategjik dhe historik të Kosovës me SHBA,BE dhe NATO-n. Mos-anëtarësimi i Kosovës në KiE, sanksionet e BE-së ndaj shtetin tonë siç i ka Rusia dhe Bjellorusia, demolini i diplomacisë dhe i politikës së jashtme, dëmtimi i imazhit ndërkombëtar, zbrazja enorme e Kosovës, korrupsioni, nepotizmi, vrasja e demokracise dhe shpresës qytetare, padyshim se do të sjellë edhe përqarje ne kreun shtetëror dhe te liderët e vendit”

Dedaj tha se Osmani, duke hetuar debaklin e Qeverisë, po përpiqet të shpëtojë nga kjo katrahurë dhe t’i shmanget përgjegjësive.

Ai tha se e njëjta që nga dita e refuzimit të anëtarësimit të Kosovës në KiE do të duhej të jepte dorëheqjen.

“Vjosa Osmani duke hetuar debaklin e kësaj qeveria, me shumë vonesë përpjeket për t’a shpejtuar lëkuren e saj nga e gjithë kjo katrahurë politike duke u munduar ti shmanget përgjësive të fajësise për të gjitha këto dështime fatale të qeverisjes aktuale të Kosovës.Ç’akordimi i treshes institucionale shpërfaq paaftësinë, dështimet dhe nervozen e tyre në politikat e brendshme, rajonale, europiane dhe nderkombëtare, e cila e ka sjellur Kosovën në shkallen ekstreme të degradimit politik dhe të rrezikimit të shtetësise, sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës”

“Vjosa Osmani si përgjegjëse e politikës së jashtme, nga dita e refuzimit të Kosivës në KiE, ka qenë dashur të jap dorëheqje të parevokueshme, ndërsa Donika Gervalla për letren e saj skandaloze drejtuar KE veç shkarkimit ka qenë dashur të thirret në përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore”

Dedaj tha se ‘fiskulturat’ e Osmanit, Kurtit, Konjufcës dhe Gërvallës janë alibi për të mbuluar dështimet e tyre.

“Të gjitha këto fiskultura të Vjoses, Albinit, Glaukut dhe Donikes janë alibi për të mbuluar dështimet e tyre në qeverisje dhe kamuflim i dëmtimeve enorme te cilat ia kanë sjellur Republikës së Kosovës, dështime të cilat do kishte mundesi eventuale të renovimit me shkarkime, dorëheqje dhe shpalljen urgjente të datës së zgjedhjeve të reja në Kosovë.” deklaroi ish-ambasadori, Gjergj Dedaj, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Osmani e ashpër me Konjufcën dhe Qeverinë: Oferta për KiE-n, ndryshoi zotimet e liderëve për Asociacionin

Konjufca e quan të paqëllimshëm përplasjen e Osmanit me Qeverinë