Lajme

Suedia dhuron mbi 1.1 milion euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

05/29/2024 17:08
nga:Y I

Qeveria e Suedisë do t’i dhurojë Ukrainës ndihma ushtarake me vlerë mbi 1.1 milion euro.

Është pakoja më e madhe nga 16 që Suedia ka rënë dakord deri më tani, shkruan Skynews.

“Ajo përbëhet nga pajisje që janë në krye të listës prioritare të Ukrainës,” tha zëvendëskryeministrja Ebba Busch.

Kjo përfshin mbrojtjen ajrore, municionet e artilerisë dhe automjetet e blinduara.