Lajme

Zekaj ironizon me politikanët që u pajtuan për ndërmjetësim për rrahjen në Kuvend: Ditë të bardha po vijnë

05/29/2024 12:20
nga:G B

Avokati Yll Zekaj, ka reaguar lidhur me lajmin se për rrahjen në Kuvend politikanët janë pajtuar që ta mbyllin rastin me ndërmjetësim, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se promovimi i ndërmjetësimit fillon tash, duke ironizuar se tani po vijnë ditë të bardha.

Postimi i tij i plotë:

Promovimi i ndermjetesimit fillon tash, kur politikanet po i mbyllin rastet e dajakut me ndermjetesim!

Urime ndermjetesues, dite e bardha po vijne.