Lajme

A do të ia shohin hajrin kryekuvendarit shqiptar Afrim Gashi në Maqedoni?

05/29/2024 07:32
nga:G B

Me 76 vota pro, gjashtë kundër dhe asnjë abstenim, Afrim Gashi është zgjedhur të martën kryetar i Kuvendi të Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me këto zhvillime në Edicionin Special të Klan Kosovës ka folur Fejzi Hajdari, opinionist në Maqedoni të Veriut.

Sipas tij, ky është një lajm i mirë, por uron që të jetë më i mirë se kryetari paraprak.

“Është lajm i mirë, inshallah ky të jetë më i mirë se ai paraprak, respektivisht Talat Xhaferi. Le ta zgjidh vetëm një problem me një paralele në Gjuhën Shqipe, sepse prindërit maqedonas nuk po e lejojne ta bëjnë këtë. Këtë nuk arriti ta bëj kryeministri shqiptar, çfarë të presim tani?”, u shpreh Hajdari.

Ai tutje shtoi se pret që populli shqiptar të përmendet në Kushtetutën e Maqedonisë.

“Në Kushtetutën e Maqedonisë kurrkund nuk përmendet shqiptarët, vazhdojnë të jenë bashkësi etnike, as Gjuha Shqipe. Shpresojmë që këto të nisin dhe të zgjidhen. Anipse pas 23 vitesh akoma kanë mbetur të hapura që prej premtimeve të Ali Ahmetit”, tha Fejzi Hajdari,