Lajme

A ekziston Zoti dhe kush e definon fatin tonë? – Analizë e thellë nga Jahja Kokaj

05/28/2024 23:46
nga:Gazeta Blic

Deputeti i VV-së Jahja Koka jnë emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin në Kanal10, i ka hyrë një analize të thellë kur është pyetur se a ekziston Zoti.

“Ajnshtajni ishte kozmologë, do të thotë ai i besonte kozmosit. Prandaj edhe unë nëse është fjala për besim, se realiteti ka dy forma. Arritja deri tek realiteti është në dy mënyra, deterministike dhe statistikore. Të gjitha fenomenet nuk janë deterministike, por shumica prej tyre janë statistikore të përkatësisë propabilistike. Prandaj, ti duhesh me besuar në diçka, se besueshmëri është propabilistike. Edhe mënyra e besimit është specifik…”, është shprehur Kokaj.

Ai tutje ai është pyetur se kush e definon fatin dhe përgjigja e tij ishte sërish në analizë thellë.

“Ne jemi njësi kozmik prandaj veprimet e jashtme e determinojnë të brendshmen, ngase ne jem sistem i brendshëm e ka pjesën materiale, por e ka edhe pjesën ideale. Atë pjesën tjetër që është një signal i mençur që mundëson kontrollin energjetike të kompozimit të qelizave që të funksionojnë në mënyrë të gjallë. Dhe, kur afrohet signali i mençur që është në 13 trilion qeliza të trupit në mënyrë kulumative formon mençurin dhe ajo mençuri supozohet që është vetëm në tru, por çdo qelizë e ka mençurinë e vet dhe se ajo mençuri e determinon ambientin e brendshëm, por ti je në ambientin e jashtëm…prandaj ambienti i jashtëm është shumë determinant”, është shprehur Kokaj.

Në videon më poshtë mund ta ndiqni analizën e thellë të Jahja Kokës