Lajme

IPKO vazhdon të kontribuojë në përmirësimin e kujdesit shëndetësor në Kosovë

05/28/2024 18:30
nga:G C

Në përkushtimin e saj të palëkundur për të mbështetur shëndetin dhe mirëqenien e komunitetit, IPKO e rikonfirmon angazhimin ndaj sektorit të kujdesit shëndetësor në Kosovë. Përmes një vargu donacionesh për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), IPKO ka kontribuar ndjeshëm në klinikat e Neonatologjisë, Onkologjisë dhe Hemato-Onkologjisë Pediatrike.

Kontributet e IPKO-së kanë sjellë pajisje të avancuara mjekësore dhe kanë plotësuar furnizimet jetike, duke u përgjigjur direkt nevojave të identifikuara nga profesionistët shëndetësorë. Këto nisma përfshijnë integrimin e teknologjive të fundit mjekësore dhe përmirësimet në pajisjet për pacientët, duke siguruar një mjedis më komod dhe mbështetës për të dyja, pacientët dhe stafin.

Andras Pali, Drejtori Ekzekutiv i IPKO Telecommunications, thekson vizionin e kompanisë, duke deklaruar, “Në IPKO, ne shohim përgjegjësinë tonë shoqërore si një komponent kyç të veprimtarive tona. Jemi të përkushtuar për të përmirësuar vazhdimisht shërbimet shëndetësore, duke siguruar që çdo person të ketë akses në kujdesin shëndetësor më cilësor. Iniciativat tona synojnë të sjellin përfitime të menjëhershme dhe të nxisin një përmirësim të qëndrueshëm në rezultatet shëndetësore.”

Ndikimi i kontributeve të IPKO-së është transformues, duke ngritur cilësinë e kujdesit në QKUK dhe duke ilustruar angazhimin e IPKO-së për të ndërtuar një të ardhme më të shëndetshme për të gjithë. Gjatë disa viteve të fundit, kompania ka investuar rreth 280,000 euro në projekte të ndryshme shëndetësore në Kosovë, duke u përqendruar në forcimin e infrastrukturës dhe shërbimeve të kujdesit bazë.

Afrika Zyferi, Udhëheqëse e Njësisë së Komunikimit në IPKO, thekson elementin bashkëpunues të këtyre përpjekjeve: “Përkushtimi ynë ndaj kujdesit shëndetësor udhëhiqet nga një dialog i ngushtë me ofruesit e shërbimeve shëndetësore për të siguruar që kontributet tona të jenë efektive dhe të synuara siç duhet. Duke rritur përvojën e kujdesit shëndetësor, synojmë të përmirësojmë jo vetëm kujdesin ndaj pacientit, por gjithashtu të promovojmë ndërgjegjësimin dhe parandalimin, esenciale në zbulimin dhe menaxhimin e hershëm të sëmundjeve.”

Angazhimi i gjërë i IPKO-së në projekte me përgjegjësi shoqërore mbulon sektorë të ndryshëm duke përfshirë shëndetësinë, arsimin, kulturën dhe sportin, duke pasuruar vazhdimisht komunitetin dhe duke ushqyer zhvillimin e Kosovës.

DETAJET